25-vjeçarja shqiptare do të hidhej nga ballkoni, familjarët u plagosën rëndë nga tërmeti

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne kulmin e dëshperimit, pas lajmit që mori se familjarët e saj mbetën të lënduar rëndë nga termeti që goditi vendin tonë mengjesin e së martës, një vajzë 25 vjeçare që jeton në Itali ka tentuar t’i jape fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Ankona në Via Lamaticci dhe kanë qenë banorë të zonës ata që kanë dhënë alarmin duke njoftuar policinë. Pasi u telefonua policia dhe mberriti menjëherë në vendin e ngjarjes, konstatuan se vajza ishte gati duke u hedhur nga një lartësi prej 10 metrash, duke dalë nga kangjellat.

“Mjaft, më lër, do hidhem … Unë dua të vdes”, bërtiti ajo. Ne ate kohë agjentët arritën t’i afroheshin asaj dhe ta kapnin nga krahet per fat në kohë. 25-vjeçarja u dërgua në Torrette për trajtim.

Më vonë, u bë e ditur se vajza ishte në krize totale pasi familjarët e saj u plagosën rëndë në tërmetin që ra në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad