Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Bashkimi Europian është përkrah Shqipërisë në këto momente të vështira që po kalon nga tërmeti. Mesazhi vjen nga Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,e cila në një postim në twitter shkruan.
“Sapo fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim”.
Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë me 26 nëntor la pas 51 të vdekur dhe më shumë se 900 të tjerë të plagosur. Ndërkohë dëmet materiale janë të pallogaritshme.