Ish-deputetja, Ramës: Mos përfito në kurriz të shqiptarëve

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku i kërkon kryeministrit Edi Rama të ndalet e të mos përfitojë në kurriz të shqiptarëve. Përmes një reagimi në Facebook, Ulqinaku shprehet se, për familjet e dëmtuara kanë ardh aq fonde sa për t’i ndërtuar banesa brenda standarteve.

“Mos u mundo të sajosh mbledhje, sa për tu hedh hi syve shqiptarëve, e pastaj tua vjedhesh paratë e destinuara për to!”, shkruan ndër të tjera ish-deputetja.

Postimi i Izmira Ulqinakut:

3 çështjet që u diskutuan sot, në tavolinën e Ramës:

– Fondet duhen bërë bashkë në një thes dhe t’i menaxhojë Arben Ahmetaj! (Jo më kot e ka zgjedh)

– Burg për arkitektët që do të projektojnë gabim në të ardhmen! (Nuk e di i pashkolluari, që materialet e ndërtimit që lejon të hyjnë në vendin tonë janë cilësia më e dobët dhe zbatimi i projekteve nga firmat e ndërtimit të Gjushit me shokë, lenë shumë për të dëshiruar)

– Cilat kategori nuk do të përfitojnë shtëpi të re! (Nuk ia nxë goja të qetësojë shqiptarët e dëmtuar nga termeti, që duhet patjetër t’jua ndërtojë Qeveria banesat, por mundohet të zvogëlojë pambarimisht numrin e familjeve që përfitojnë, sepse fondet që po vijnë nga shtetet e huaja kërkon t’i vjedhë për vete, ashtu siç ka bërë me taksat e shqiptarëve)

Është koha të bëhemi bashkë e t’i themi ndal! Edi Rama mos përfito në kurriz të shqiptarëve!

Mos përfito nga fatkeqsia e tragjedia që ndodhi! Për familjet e dëmtuara kanë ardh aq fonde sa për t’i ndërtuar banesa brenda standarteve. Mos u mundo të sajosh mbledhje, sa për tu hedh hi syve shqiptarëve, e pastaj tua vjedhesh paratë e destinuara për to!

Meqë arkën e shtetit për fatkeqsitë natyrore e ke bosh, mos u përziej në menaxhimin e fondeve të donatorëve.

Zjarr Tv Ad