Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Emmanuel Petit ka luajtur me fanellën e Barcelonës për një sezon por në dhomat e zhveshjes në “Camp Nou” ka kaluar shumë peripeci. Ish-ylli francez ka habitur opinion sportiv me komentet e tij për “RMC Radio”.
“Kam vuajtur nga racizmi në dhomat e zhveshjes tek Barcelona. Mund të tingëllojë çudi, por ka ndodhur shpesh herë edhe pse disa lojtarë të caktuar e bënin shpesh”, tha Petit.
Petit e kaloi shumicën e karrierës tek Monaco, skuadrën e vetme franceze për të cilën luajti, si dhe luajti me fanellën e Arsenal, Barcelonës dhe Chelsea. Ai u pensionua në moshën 33-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere plot sukses dhe përvojë.