Hong Kong, mijëra persona në marshimin pro-demokracisë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në rajonin autonom të Kinës, Hong Kong, zhvillohet marshim me pjesëmarrje të lartë edhe pse protestat pro-demokracisë kanë hyrë në muajin e gjashtë. Në lajmin e “South China Morning Post” thuhet se policia lejoi për herë të parë të zhvillojë marshim, Fronti i të Drejtave Civile të Njeriut i cili është një prej grupeve më të mëdha pro-demokracisë që zhvillon protesta në Hong Kong që prej muajit gusht.

Në marshimin që filloi në Victoria Park në Hong Kong dhe që përfundoi në rajonin Central morën pjesë më shumë se 10 mijë persona. Pjesëmarrësit nën shoqërimin e marsheve brohoritën me sloganet “Luftë për Liri”, “Qëndro pranë Hong Kongut”. Kelly Ma, një pjesëmarrëse në marshim ka vënë në dukje se një nga problemet më kryesore të qytetarëve të Hong Kongut është se ata nuk mund të zgjedhin vetë qeverinë e tyre. “Për këtë arsye qeveria nuk ka as edhe një përgjegjësi për të plotësuar kërkesat tona. Tashmë protestat janë një pjesë e jetës”, shtoi Ma. Gjithashtu edhe Priscilla Ma, motra e Kelly Ma, tha se ata duhet të luftojnë dhe se janë të detyruar që mendimet e tyre t‘ia transmetojnë qeverisë.

Ndërsa Eric Lai nga Fronti i të Drejtave Civile të Njeriut tha se me pjesëmarrje të gjerë në marshim do t’i tregojnë botës dhe shefes ekzekutive të Hong Kongut, Carrie Lam, se populli nuk ka hequr dorë nga kërkesat e tij dhe se do të vazhdojë luftën për liri dhe demokraci.

Në anën tjetër policia në një deklaratë para marshimit njoftoi arrestimin e 11 personave dhe konfiksimin e një pistolete.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga qershori e deri më tani në Hong Kong janë arrestuar mbi 6.000 protestues, nga të cilët 500 prej tyre me akuzën për rebelim.

– Vala e dhunës në protestat e zhvilluara në Hong Kong

Në protestat pro-demokratike në Hong Kong që po zhvillohen nga qershori e deri më tani kundër projektligjit për ekstradimet në Kinë, në javët e fundit janë rritur përleshjet dhe ngjarjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Pavarësisht se më 23 tetor projektligji u tërhoq zyrtarisht, protestuesit vendosën të vazhdojnë protestat e tyre me kërkesat për “reforma demokratike”.

Protestuesit, përfshirë tërheqjen e projektligjit, kanë parashtruar 5 kërkesa të cilat përfshijnë, përfundimin e emërimit si “kryengritje” të protestave, formimin e një komisioni të pavarur për hetimin e dhunës policore, amnisti për protestuesit e arrestuar dhe rifillimin e procesit të reformave politike në qytet.

Zjarr Tv Ad