Presidenti Ilir Meta në orën 12:00 do të jetë në prokurorinë e Tiranës.
Burimet bëjnë të ditur se Meta do të pyetet në lidhje me kallëzimin e bërë për kreun e KED, Ardian Dvorani.
Kreu i Shtetit dorëzoi kallëzimin ndaj Dvoranit në 19 nëntor në 3 prokurori, por prokuroria e përgjithshme dhe e krimeve shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” është kompetente Prokuroria e kryeqytetit.
Në padinë penale Presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur. Zoti Dvorani thotë Meta ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.