Edhe pse skuadra e Napolit u kualifikua në Chmpions League, Carlo Ancelottin nuk arriti të evitonte shkarkimin nga stoli i klubit italian. Njeriu që ka arritur të fitoi 3 herë Champions në karrierën e tij mund të rikthehet për të drejtuar në Premier League ekipin e Arsenalit. Madje sipas mediave angleze drejtuesit e topçinjëve të cilët kanë emëruar si trajner të përkohshëm suedezin Freddie Ljungberg po prisnin me padurim që Ancelotti të shkarkohej nga Napoli për t’i ofruar atij stolin e skuadrës së tyre.
Mësohet se ka patur kontakte mes palëve me Ancelottin që ka marrë një ofertë deri në verën e vitit 2021 nga klubi londinez me marrëveshjen që mund të arrihet në orët në vijim. Tek Arseanli aktivizohet futbollistët me origjinë shqiptare si Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.