Ancelotti, pranë ekipit të shqiptarëve

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse skuadra e Napolit u kualifikua në Chmpions League, Carlo Ancelottin nuk arriti të evitonte  shkarkimin nga stoli i klubit italian.  Njeriu që ka arritur të fitoi 3 herë Champions në karrierën e tij mund të rikthehet për të drejtuar në Premier League ekipin e Arsenalit. Madje sipas mediave angleze drejtuesit e topçinjëve të cilët kanë emëruar si trajner të përkohshëm suedezin Freddie Ljungberg po prisnin me padurim që Ancelotti të shkarkohej nga Napoli për t’i ofruar atij stolin e skuadrës së tyre.

Mësohet se ka patur kontakte mes palëve me Ancelottin që ka marrë një ofertë deri në verën e vitit 2021 nga klubi londinez me marrëveshjen që mund të arrihet në orët në vijim. Tek Arseanli aktivizohet futbollistët me origjinë shqiptare si Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Zjarr Tv Ad