Simbole fashiste në fushë, rrjeti “masakron” lojtarin e Interit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Liga e Kampionëve, Interit i duhet të përballet me të tjera polemika. Një “lumë” akuzash kanë shpërthyer drejt mbrojtësit të krahut, Cristiano Biraghi, me lojtarin që akuzohet për lidhje me fashistët.

27-vjeçari ishte titullar në humbjen 2-1 të Inter ndaj Barcelonës, ku në një moment, në palestrinat e tij u zbuluan simbole fashiste. Gjithçka mori bujë në rrjetet sociale, ku në palestrinat e Biraghi ishin të gdhendura simboli i flamurit italian, e njëjtë me atë të logos së partisë MSI, lëvizjes së re politike-fashiste. Mbi të dukej edhe një ushtar romak me përkrenaren e tij të betejës, teksa shoqërohej me mbishkrimin: “Kini kujdes nga ata që janë pushtuar me simbolizmin romak rreth tij”. Frazë e lidhur drejtëpërdrejtë me fashizmin.

Pritet të shihet reagimi i klubit zikaltër si dhe kombëtares së Italisë, që mund ta pezullojë nga grumbullimi i Azurrëve.

Zjarr Tv Ad