Tërmeti, anulohen prenotimet e Vitit të Ri në Durrës

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërmeti tragjik ka prekur rende sektorin e turizmit. Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri.

Besnik Vathi që përfaqëson një nga tour-operatorët më të mëdhenj, thotë se ka pasur anulime për grupet që do të kalonin vitin e ri në hotelet e Durrësit, ndërkohë që për sezonin e verës do të vijnë agjente nga jashtë për të verifikuar situatën.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civivi thotë ekonomia është psikologji dhe në këto kushte do të prekte dhe sektorin e turizmit në vitin e ardhshëm.Për të shpëtuar sezonin turistik tour-operatorët kërkojnë riparimin sa më shpejt të dëmeve në hotele, lehtësira fiskale dhe certifikim sizmik të ndërtesave pritëse.

Zjarr Tv Ad