Rindërtimi pas tërmetit/ Vendimi i BE për Shqipërinë, Rama: Më mbush me energji e me optimizëm, do dalim më të fortë nga kjo tragjedi

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Këshillit Europian për mbajtjen në fund të muajit janar të konferencës së donatorëve në Tiranë për mbështetjen e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që la 51 të vdekur, mijëra të lënduar e mijëra të pastrehë.

“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE. 😊🙏
Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin😊

#EuropaqëDuam🇪🇺⭐️
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️
#Together🤝”, shkruan Rama

Zjarr Tv Ad