Macron refuzoi pensionin presidencial prej mijëra eurosh

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të shtunën se ka hequr dorë nga pensioni i tij i ardhshëm prej 6,220 eurosh bruto në muaj si ish-president i vendit. Deklarata e tij u bë  në ditën e 17- të të grevës kundër reformës së pensioneve.

Qeveria do të krijojë një sistem të ri pensionesh për ish-kryetarët e shteteve, bazuar në skemën e ardhshme të pikave universale , vuri në dukje Elysee.

Macron, i cili festoi ditëlindjen e 42-të një ditë më parë, gjithashtu ka vendosur të mos ulet në Këshillin Kushtetues – zyra që i jepet çdo ish-presidenti francez, me një pagë që arrin në 13.500 euro.

Me vendimin e tij të së shtunës, Macron është bërë presidenti i parë që heq dorë nga përfitimi i dhënë nga ligji i vitit 1955.

Sipas ligjit të 1955, të gjithë ish-presidentët marrin një pension të përjetshëm, pavarësisht nga mosha, kohëzgjatja e shërbimit dhe të ardhurat.

“Ai vendosi të mos zbatojë këtë ligj në 2022, as në 2027, në rast të mandatit të tij të dytë,” tha zyra e Macron.

Champs-Elysees vuri në dukje se reforma e sistemit të pensioneve do të “krijonte një sistem të ri”.

“Konsistenca kërkon që ligji i vitit 1955 të mos zbatohet më për asnjë president të ardhshëm francez”, shpjegoi zyra e Macron.

Franca ka një sistem të ndërlikuar pensionesh, i cili është i ndarë në 42 “regjime speciale” në të gjithë sektorët privat dhe publik.

Sistemi i propozuar nuk do të ndryshojë moshën e pensionit ligjor që tani është 62 vjeç, por punëtorët do të duhet të punojnë deri në moshën 64 vjeç për të marrë një pension të plotë.

Zjarr Tv Ad