Rivali i Aldo Bares/ SPAK kthen mbrapsht edhe një dosje të OFL

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër dosje e OFL-së, e cila është dorëzuar në SPAK, rikthehet në polici. SPAK ka rikthyer sërish në polici dosjen për Saimir Taullaun, ndërsa kërkohen më shumë dokumente për sekuestrimet. Saimir Taullau iu ka shpëtuar fatmirësisht të paktën dy atentateve ndaj tij. Vëllai i Taullaut është vrarë nga Aldo Bare, e cila ka qenë një nga më famëkeqet jo vetëm në Lushnje, por në të gjithë Shqipërinë.

Dje u raportua fillimisht se SPAK ka kthyer pas dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit për plotësim faktesh. Dy dosjet e para të OFL-së që SPAK ka marrë nën shqyrtim janë ato të Altin Hajrit dhe Saimir Taullait.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar ka kthyer pas sekuestrimin e resortit “Golden” dhe pasurive që përflitet se i takojnë atij. Top Channel mëson se SPAK i kërkon policisë të plotësojë dosjen me veprime të mëtejshme.

Në duart e prokurorëve të SPAK janë për vlerësim 12 dosje të personave me të shkuar kriminale. Prokurorët kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.

Zjarr Tv Ad