Rama ironizon shqiptarët: Zoti kur krijoi Shqipërinë ishte e diel dhe e kishte pushim…

0
56
epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga konferenca për sigurinë e turizmit nuk ka kursyer ironitë ndaj shqiptarëve. Kreu i qeverisë u shpreh se kur Zoti krijoi Shqipërinë e kishte pushim dhe ishte ditë e diel.

Por, shtoi Rama, kur bëri shqiptarët ishte i zënë dhe i stresuar.

“Ne jemi vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. në 28 mijë km2 a futur çdo gjë, dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore, çdo gjë që mundshme dhe të imagjinueshme për ta patur në një distancë shumë të shkurtër, zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë. Nuk e di ccfarë intensiteti pune ka patur kur bëri shqiptarët, por kur bëri Shqipërinë ishte e diel dhe e kishte pushim. Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri dhe në një moment stresi ka nxjerrë shqiptarët. Dhe nga ai moment stresi shqiptarët dolë aq sa të jashtëzakohshëm kur janë vetëm dhe kur janë përballë një sfide ku nuk kanë kujt t’i drejtohen tjetër veç forcave të veta si individë, hidhi ku të duash, aq edhe të jashtëzakonshëm pastaj për t’u ngrënë me njëri-tjetrin“, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se “Shqipëria ka hyrë në Champions League e konkurrencës në turizëm dhe ky është sa një moment historik, aq edhe sfidash të gjithanshme”. “Ne kemi hyrë në Champions, por duhet të mbetemi në Champions, Italia, Greqia, Franca, Spanja, Kroacia, Sllovenia nuk bien nga Champions, nuk shkojnë në kupën UEFA“, shtoi kryeministri duke theksuar se është momenti që Shqipëria të kërkojë turistë cilësorë që sjellin më shumë të ardhura në buxhet.

Zjarr Tv Ad