Organizatat e shoqërisë civile ngrenë shqetësimin për paketën anti-KÇK: Cenim i Kushtetutës

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy javë pas miratimit të paketës Anti-KÇK, dhe propozimit për ndryshimet në ligjin e policisë së shtetit, 22 organizata të shoqërisë civile dhe të të drejtave të njeriut ngrenë shqetësimin për dobësim të pavarësisë së gjyqësorit dhe privatësisë së qytetarëve.

Komiteti shqiptar i Helsinkit nëpërmjet një deklarate publike ngre shqetësimin se akti normativ dhe projektligji i propozuar janë hartuar pa transparencë dhe pa konsultim publik me përfaqësuesit e organizatave vendase të shoqërisë civile.

Organizatat ngrenë dyshime serioze për cenimin e parimeve kushtetuese si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Sipas deklaratës ngritja e komitetit Kombëtar për parandalimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar përbën shkelje të pavarësisë së prokurorisë. Kjo shkelje argumentohet në faktin se drejtuesi i SPAK ka të drejtë të hetojë zyrtarë të lartë për vepra penale dhe nuk mund të jetë pjesë e komitetit kombëtar që udhëhiqet nga ministri i brendshëm.

Një tjetër shqetësimi i organizatave është edhe përgjimi i qytetarëve nga policia e shtetit pa miratimin e prokurorisë, pasi heqja e këtij autorizimi të organit të akuzës me disa nene të Kodit të Procedurës Penale.

Për këtë shkelje organizatat sjellin në vëmendje dhe rastin e Hungarisë të vitit 2016 ku përgjimet e kryer nga task-forca anti-terror janë konsideruar të paligjshme dhe në shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Sipas tyre në rastin e Shqipërisë, dispozitat e parashikuara përbëjnë akoma më shumë shkelje flagrante të Konventës Evropiane, pasi në ndryshim nga Hungaria, vendosja e masave të veçanta nga policia e shtetit por pa autorizim të prokurorisë, nuk është kufizuar vetëm në kuadër të luftës kundër terrorizmit por është për çdo vepër penale.

Ndërkohë dy javë nga nisja e operacionit Forca e Ligjit janë dërguar 19 formularë, ku individë që janë dënuar për vepra të rënda penale duhet të justifikojnë pasurinë. Formularët janë dërguar në disa qytete, ndërkohë mungojnë ende qytete si Vlora, Korça, Lezha, Rrësheni, dhe shumë të tjerë.

SPAK është njohur me formularët e plotësuar nga subjektet, ndërsa për 5 prej tyre është kërkuar informacion shtesë pasi formulari nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar pasurinë.

Zjarr Tv Ad