Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Hidhet shorti për caktimin e kolegjit penal të gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen “Tahiri”.
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se shorti ka përcaktuar kolegjin penal.
Ky kolegj do të jetë i përbërë nga gjyqtarët:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare
Tahiri u dënua me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës.
Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.
Ndërkohë, si Samir Tahiri ashtu edhe Prokuroria e kanë apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.