Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koqari janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme.
Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu:
Lajme të mira për stafet mjekësore
Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga COVID19.
Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë shëruar nga COVID-19. 248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me COVID-19.