Legalizimi i kanabisit? Kryemadhi: Shashkë e Ramës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Idenë e kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit për efekte kurative, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i shikon si një shashkë të kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga ekonomia.

Në komunikim për mediat, pas takimit me kreun e PD dhe partitë e tjera aleate, Kryemadhi tha se shumë shpejt shqiptarët do të diskutojnë bukën e gojës.

Kryemadhi: Si gjithmonë Rama është një kryemashtrues qesharak. Kjo e vendosi në një pozicion të vështirë edhe ambasadorin e BE. Ky është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët. 

Ligji është legalizim i grupeve kriminale dhe të varfrin për të vrarë, të mesmin për ta bërë të varfër dhe për të shkatërruar çdo ditë ekonominë shqiptare. 

Legalizimi i kanabisit është një nga skandalet e radhës dhe shashkat e radhës që hedh Rama, sepse nuk do që shqiptarët të diskutojnë për varfërinë.  Shumë shpejt shqiptarët do të diskutojnë për bukën e gojës. 

Zjarr Tv Ad