Tirana zonë e kuqe?! Rrugët e mbushura plot

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pamjet që shihni vijnë nga disa rrugë të kryeqytet, ku shihet se gjithçka i është kthyer normalitetit. Ndonëse Tirana është një zone e kuqe për shkak të rrezikut nga koronavirusi, pasi qeveria lejoi daljen e qytetarëve në rrugë pa autorizim, këta të fundit nuk kanë nguruar që të shfrytëzojnë këtë lehtësim.

LSA ka shpërndarë disa foto, ku shihen grup mosha të ndryshme në rrugën më të populluara të kryeqytetit, ndërsa jo të gjithë preferojnë të mbajnë maskë.

Teksa disa shijojnë rrezet e diellit, apo një qëndrim në një stol, pronarët e lokaleve kanë nisur përgatitjen për hapjen e aktivitetet, që është parashikuar të ndodh në datën 18 maj.

Zjarr Tv Ad