Unioni Ndërkombëtar Demokrat shpreh shqetësimin e thellë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe dënon shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë si një akt antidemokratik dhe arbitrar të autoriteteve qeverisëse.
“Veprimet e mëngjesit të së dielës, në mes të pandemisë Covid -19, janë një tjetër shembull i brutalitetit të Qeverisë Rama, që bie ndesh me sundimin e ligjit dhe nëpërkëmb mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Kjo nuk është hera e parë që aktet e Qeverisë Socialiste të Shqipërisë kryhen për përfitimin e një grushti njerëzish dhe në dëm të shoqërisë civile. Sëbashku me Partinë Popullore Europiane dhe Partine Europiane Konservatore dhe Reformiste, IDU dënon këtë dhunim flagrant të të drejtave të qytetarëve në Tiranë. IDU ju kërkon me forcë organeve të rendit në Shqipëri të ndalin dhunën dhe arrestimet arbitrare.
Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë është një shembull tjetër i rrënimit të vazhdueshëm të demokracisë nga Kryeministri Rama. IDU i kërkon të gjithë anëtarëve të saj të mbështesin protestat kundër këtyre akteve dhe të mbështesin rivendosjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.
* IDU është organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, e cila kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper. Anëtarë të IDU janë edhe dy blloqet më të mëdha politike të Europës, Partia Popullore Europiane EPP dhe Partia Europiane Konservatore dhe Reformiste ECRP.