Blerina Bombaj i kthehet e revoltuar kryeministrit: “Po ata që punojnë në fundjavë dhe kanë 3 muaj pa punë?”

0
1054
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dietologia Blerina Bombaj nuk e ka pritur mirë vendimin e Kryeministrit Edi Rama për të lënë makinat në shtëpi në fundjavë. Dje kreu i qeverisë tha se do të merret vendimi që nga muaji tetor deri në mars, e diela të jetë dita e javës pa makina, por Bombaj, e cila ka dhe një biznes të sajin në periferi të Tiranës, është totalisht kundër këtij vendimi.

Ajo shprehet madje se punonjësit e saj as nuk e kanë marrë pagën e luftës së premtuar nga Rama. Në një postim në Instagram ku kërkon përgjigjen e kryeministrit, Blerina shprehet se restorantet në periferi punojnë gjatë fundjavave më tepër dhe sot më shumë se kurrë nuk kanë nevojë për kufizime të tilla, pasi kanë qenë mbyllur për 3 muajt e pandemisë.

“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: këto restorantët që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan dhe u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorrën stafin në punë me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujë, plehun, leshin dhe preshin??? Dua një përgjigje faleminderit për mirëkuptimin!,”-shkruan ajo, ndërsa vijon me komentin tjetër: “Dua nje pergjigje 🙏🏻 Faleminderit per mirekuptimin! PS: se harrova, qe as nuk na u dha paga e luftës 😡

Në një sondazh që iconstyle.al kreu pak javë më parë, 43% e pjesëmarrësve ishin kundër këtij vendimi pasi zgjodhën opsionin “jo, nuk banojmë të gjithë në qendër”, 43% ju dukej vendim i mirë, por shpreheshin se makina është domosdoshmëri dhe vetëm 14% ishin pro fundjavës pa makina.

Dhe në fakt, pa siguruar kushtet më primare në infrastrukturë, nuk mund të merren vendime të tilla të nxituara pas një krize të madhe ekonomike nga pandemia, vetëm sepse kryeministri u iluminua se mungesa e makinave e pastron me të vërtetë ajrin!

Zjarr Tv Ad