Gjyqtarët e shkarkuar letër Avokatit të Popullit: Shpall të pavlefshëm 10 gjyqtarë të vetingut

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një shoqatë “Drejtësi për drejtësinë” dhe I kërkojnë Avokatit të Popullit  verifikim të procedurave  dhe dokumentacionit përkatës të anëtarëve të përzgjedhur në organet e rivlerësimit.

Në letrën 15 faqe shkruhet se një pjesë e  kandidatëve të listuar nga ana e Avokatit të Popullit nuk I kanë plotësuar kriteret për tu emëruar në organet e rivlerësimit. ka mungesë të dokumentacionit dhe në disa raste CV e tyre nuk është e saktë dhe nuk përputhej me dokumentacionin e paraqitur nga ana e aplikantit.

Ata I kërkojnë Institucionit të Avokatit të Popullit që të verifikojë çdo pretendim dhe cdo dokument të paraqitur nga shoqata për secilin nga anëtarët e organeve të rivlerësimit.

“Do të kërkonim Institucionit të Avokatit të Popullit që nëse konstaton shkelje ligjore të aplikantëve dhe për rrjedhojë kushtet të pavlefshmërisë në emërimin e tyre, të ndjekë hapat e duhur ligjor dhe kushtetues, të Informojë Kuvendin, të kërkojë pavlefshërinë e emërimit të tyre, si dhe kur është rasti tëçojë për ndjekje penale personat që kanë paraqitur dokumenta të fallsifikuar. “

Ne dokumentin e tyre permenden emrat e gjyqtareve qe nuk plotesojne kriteret: Luan Daci, Ardian Hajdari, Lulezim Hamitaj, Roland Ilia, Olsi Komici, Lulezim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Sokol  Çomo, Rezarta Schuetz, Ina Rama. Keto gjyqtarë janë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Zjarr Tv Ad