Kurba e COVID-19 rritet ndjeshëm, 36 raste të reja brenda një dite

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i panemdisë në vendin tonë.

Kurba e Covid-19 është rritur ndjeshëm  në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Deri më tani janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.

Të shëruar – 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë.

Raste aktive – Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Testimet – Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike.

COVID-19 – Statistika (9 Qershor 2020)

Testime totale                         18960

Testime molekulare                16716

Testime serologjike                 2244

Raste pozitive                          1299

Raste të shëruara                      960

Raste Aktive                             305

Humbje jete                              34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           204

Shkodër         29

Krujë             24

Kamëz            19

Durrës           10

Mat                 9

Lushnje           4

Tropojë          2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1

Lezhë             1

Zjarr Tv Ad