Inceneratori i Tiranës/ Belinda Balluku në SPAK: Të zbardhet kush ka bërë abuzim të pafalshëm

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK për t’u pyetur lidhur me inceneratorin e Tiranës, aferë që po hetohet nga prokurori Dritan Prençi.

Pas daljes nga SPAK, Balluku shpjegoi se ka dhënë sqarime të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj dosje.

“Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha ajo.

Kujtojmë se Balluku i ka dërguar disa letra kryebashkiakut Veliaj, ku e paralajmëron për dëme potenciale ndaj shtetit.

Përmes një shkrese me datë 10 korrik 2023, iu drejtua kryebashkiakut Erion Veliaj ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture.

Balluku është thirrur dhe ka dhënë dëshminë e saj edhe në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët të ngritur nga Kuvendi me kërkesë të opozitës.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës duket se janë intensifikuar kohët e fundit. Lidhur me këtë çështje në SPAK u paraqit për rreth shtatë orë, kryebashkiaku Veliaj.

Zjarr Tv Ad