Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Artisti Besim Zekthi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në Tiranë. Artisti Besim Zekthi gjatë krijimtarisë së tij ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ajo që do të mbahet mend gjatë nga brezat e ardhshëm është “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n. Për kontributin e tij ta vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.