Gjykata lë në burg 26 vjeçaren, avokati: Nuk ka pasur dijeni për gjakmarrjen

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Adiola Lakra, e dashura që nxori në pritë Hekuran Billën për tu ekzekutuar në zonën e Komunës së Parisit, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë për të. Në seancës që do të gjykohet nga Lazer Sallaku, Lakra ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin dhe ka mohuar të ketë marrë para nga Viktor Marku  dhe ish i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit. Ne dosjen e Adiola Lakrës në prokurorinë e Tiranës  ku thotë se me Sebastian Malin kanë qenë të lidhur, ndërsa me Billën ëhstë njohur pas një ftese që ai i kishte bërë në Instagram. Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, tha Lakra. Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për ta nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor. Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit. Avokati i saj mohon që klientja e saj të ketë lidhje me këtë krim

Zjarr Tv Ad