Finalizohet nga policia e Sarandës operacioni “Dermishi”. Arrestohet në flagrancë shtetasi Stavro Cakuli, 42-vjeç, banues në Dermish, Bashkia Finiq. Ndërkohë është shpallur në kërkim Geraldo Obzova, 29-vjeç, banues ne fshatin Gjashtë. “Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq. Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.” – njofton policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq. Cukali u kap mbrëmjen e djeshme (9 korrik) rreth orës 09.00, në afërsi të depos së ujit që furnizon fshatin Dermish. Ai kishte hapur një parcele që e kishte përshtatur për të mbjellë bimë narkotike “cannabis sativa”, ku u gjetën të kultivuara përkatësisht 75 bimë me lartësi 3-50 cm.
Sarandë, kultivonin kanabis, prangoset 42-vjeçari, në kërkim 29-vjeçari
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...