Friday, December 27, 2024
Home Uncategorized @sq Analfabetizmi funksional, 50% e 15 vjeçarëve janë të paarsimuar

Analfabetizmi funksional, 50% e 15 vjeçarëve janë të paarsimuar

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banka Botërore ngre alarmin e rritjes së përqindjes së analfabetizmit funksional në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Në Shqiëpri 50% e 15 vjeçarëve janë analfabetë funksionalë, ndërsa shifrat për rajonin pritet të ndryshojnë nga 53% në 61%. Mbi 50% e nxënësve të moshës 15 vjeç në Shqipëri  janë analfabetë funksionalë, por kjo situatë sipas një raporti të Bankës Botërore pritet të ketë përkeqësim për shkak të mësimit në distancë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.  Referuar këtij raporti thuhet se mësimi online rrezikon të shtojë edhe numrin e nxënësve të cilët do të detyrohen të braktisin shkollën. Sa i përket rajonit nxënësit e kësaj grupmoshe me nivel nën aftësinë bazë të leximit, pritet që të ndryshojnë nga 53% në 61 për qind.  Përqindjen më të lartë për analfabetizëm funksional në rajon e ka Kosova, me 78 % e 15 vjeçarëve,  e ndjekur nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa me të ulëtin e ka Serbia, 48% e tyre. Sipas këtij raporti të Bankës Botërore, rreziku i rritjes së përqindjes së analfabetizmit funksional vjen dhe si pasajë e mungesës së pajisjeve elektronike apo internetit, papërgatitjes së nevojshme të mësuesve për të dhënë mësim për një kohë të gjatë në distancë si dhe pamundësia e prindërve për të ndihmuar fëmijët. Në vendin tonë, Ministria e  Arsimit po përgatitet për mësimin online por edhe në klasa, ndërkohë që ky vit akademik ka pasur një numër të konsiderueshëm të nxënësve që nuk kanë pasur mundësi të përfshihen në mësimin online.

Zjarr Tv Ad