Thyet ‘enkro’ zbulon shqiptaret në Francë, dhjetra milion euro kokainë, në pranga polaku në kërkim shqiptarët

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia franceze ka goditur një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga Shqiptarë dhe të shtrirë në Francë e Poloni në 17 Qershor. Operacioni antidrogë erdhi si pasojë e traskriptimit të aplikacionit telefonik ‘enkro’. Në pranga u vunë dy shtetas polakë, ndërsa dy shqiptarë dhe tre belgë u shpallën në kërkim nën akuzën e trafikut te drogës. Polakët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Kamionisti, një polak me inicialet P. P., u ndalua teksa drejtonte një kamion me destinacion Anglinë në të cilin gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën një sasi e konsiderueshme kokaine, me vlere dhjetëra milionë euro në Treg europian. Po ashtu gjatë aksionit bliz në Poloni u sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash. Në pranga u vunë dy shtetas polakë, ndërsa dy shqiptarë dhe tre belgë u shpallën në kërkim nën akuzën e trafikut të drogës. Polakët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Kamionisti një polak me inicialet P. P., u ndalua teksa drejtonte një kamion me destinacion Anglinë në të cilin gjatë kontrollit të imtësishëm u gjeten një sasi e konsiderueshme kokainë, me vlerë dhjetëra milionë euro në tregun europian. Po ashtu gjatë aksionit bliz në Poloni u sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash e përfituar në rrugë kriminale. Autoritet Franceze zbuluan se grupi drejtohej nga një qytetar shqiptar. Dyshohet se në rrjet janë përfshirë mbi 12 persona të tjerë të kombësive të ndryshme. Ky është aksioni i dytë i këtyre niveleve në Europë ku trafiku dyshohet se drejtohet nga shqiptarë, ndërsa vendi po konsiderohet si ‘Meksika e re’ sa i përket drejtimit te trafikut në rang Europe.

Zjarr Tv Ad