Koncesioni Milot – Fier, ndërtimi me donacione të BE-së, si pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Financimi  për ndërtimin e rrugës Milot-Fier mund të ishte ndërtuar me paratë e bashkimit europian, nëse qeveria shqiptare do të thithte donacionet nga Konferenca e Berlinit, e mbajtur një vit më parë. Ish ministri i ekonomisë Arben Malaj,  shprehet se investimi do të rëndojë borxhin publik, e nga ana tjetër, bie ndesh me prioritetet që duhet të kemi në kohë pandemie. Segmenti i ri rrugor Milot Fier, si pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian mund të ishte ndërtuar edhe me donacione të Bashkimit Europian, por qeveria zgjodhi ta bënte atë me partneritet publik privat. Ish ministri i ekonomisë Arben Malaj, zbardh mundësinë që pati qeveria një vit më parë, në konferencën e Berlinit.

Malaj: Korridori blu ku bën pjesë dhe k yaks mund të financohej me një kosto të arsyeshme nga këto banka. Deklarimi apo vetëdeklarimi i Edi Ramës që jam i lodhur për të negociuar me institucionet financiare ndërkombëtare nuk ka të bëjë me një lodhje fizike po ka të bëjë me konceptin që nëqoftëse qeveria do të kërkonte bashkëpunim me Bankën Botërore, ata do të ishin pjesë e procesit. Ekspertët vlerësojnë se investimi do të rëndojë mbi borxhin publik, duke e sjellë fare pranë rrezikun për një krizë të thellë financiare.

Soko: Praktikisht i bie që ne të gjithë jetën tonë vetëm të paguajmë këstin e borxhit. Çdo qeveri që do vi nuk ka mundësi për të aplikuar atë imazhin e saj që ka për ekonominë.

Malaj: Vetë qeveria në aktin normativ parashikon që ekonomia do të zbresë me minus 11.8 përqind në nominal dhe rreth 10 përqind në real. Rritja 10 përqind është negative është gati e barabartë me atë të 1997. Nga ana tjetër, sipas tyre, investimi në infrastrukturë, s’mund të jetë prioritet në kohë pandemie.

Soko: Nëse qeveria ka 1.2 mld euro, ne kemi gjithë ato biznese që po vuajnë sot vetëm se iu mungojnë ca lekë për të përmbyllur disa detyrime që iu kanë lindur në periudhën e pandemisë. Ekspertët rikujtojnë se institucionet ndërkombëtare financiare, prej kohësh kanë ngritur shqetësimin përmes rekomandimeve për anullimin e partneritetit publik privat, ndaj dhe theksojnë se nisma është e rrezikshme dhe do të rëndojë mbi xhepat e taksapaguesve shqiptar.

Zjarr Tv Ad