Rama: Koalicionet do ti bëjmë si në Gjermani

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Parlament tha se ne po bëjmë atë që bën Gjermania.“Ajo që dëgjoj nga partnerët dhe miqtë gjermanë është se ne po ndalojmë koalicionet, kjo është qarja e fundit e Lulit në kohë.Ne nuk do ti ndalojmë koalicionet, thjesht do ti bëjmë si në Gjermani dhe si në çdo vend të Europës.Do të isha shumë mirënjohës nëse më tregoni një shtet demokratik, në Europë nuk e gjejmë dot, por le ta gjejnë edhe prapa diellit që i ka koalicionet si në Shqipëri.Koalicionet janë listë dhe program i përbashkët”, deklaroi Rama nga parlamenti.Kryeministri përmendi edhe koalicionet në Itali duke ironizuar deputetin Gjuzi për të kaluaren e tij Demokristiane.“Meqë më kujtohet edhe historia jote demokristiane ti ke qen një partner i Roko Butiliones dhe vinte fliste për ty edhe Nard Ndokën. Butlione ka qen pjesë e koalicionit me  Silvio Berlusconin, Umberto Bossin, dhe me Giafranco Finnin në të ashtquajtërën “Casa di Liberta”.“Casa di Liberta” ishte një koalicion dhe kishin një listë të përbashkët dhe kjo eshtë gjëja që ne do bëjmë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad