Dy të arrestuar për kultivim kanabisi në Durrës, procedohet kreu i njësisë dhe 7 kryepleq

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Dy persona janë arrestuar për kultivim kanabisi në në Durrës. Në pranga kanë rënë shtetasit A. T., 43 vjeç dhe H. H., 34 vjeç, banues në Vardardhë të Sukthit.“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në fshatin Vardardhë, Njësia Administrative Sukth, në një ambient të hapur, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Po gjatë kontrollit të territorit, janë evidentuar disa raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike”.Po kështu policia ka proceduar penalisht kryetarin e  Njësisë Administrative Cudhi dhe 7 kryepleq në fshatrat e Durrësit dhe Krujës për veprën penale “Shpërdorim detyre”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad