Kush na e ndryshoi Kushtetutën?

0
1023
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Ditën e sotme në orën 10:00 u zhvillua mbledhja e rradhës parlamentare ku u miratuan ndryshimet Kushtetuese.
Dhe pse në një ditë ku temperatura shënonte 40 gradë Ismet Drishti i shqetësuar për fatin e Shqiptarëve vendosi të marrë në pyetje deputet të cilët votuan pro ndryshimit të Kushtetutës , në këtë mënyë ne u njohëm pak dhe me përfaqësuesit tanë parlamentar.
Nuk mund të mungonin pyetjet provokative ku dhe përgjigjet e fituara ishin epike të disave prej deputetëve tanë ku ia vlen te theksojm Deputetin Ilir Ndraxhi i cili nuk pranoi te promoncohet për të diskutuar për një problem kaq kombëtare sic e thotë vetë Ismeti.
Deputetit Rrahman Rraja i duket se vendimi i marrë sot në Kuvendin e Shqipërisë është i duhuri , dhe që nuk ka një arsye specifike për ne që të hyjmë në BE.
Pyetja tepër interesante që Ismeti zhvilloi kundrejt Nimet Musait ishte pikërisht se përse u fol më tepër për Covid-in në parlament sesa për ndryshimet kushtetuese e cila vë në diskutim të ardhmen e fëmijëve tanë. Deputeti Musai e kaloi me të lehtë këtë pyetje. Përsa i përket BE-së shihet mjaft qart që informacionet që disponon nuk jan të plota, kjo na bën të dyshojmë që dhe problemet e vendit tonë nuk janë në dorën e duhur.
Qershia mbi tortë K..përata shprehet se ne jemi më të zgjuar se Zvicra dhe Norvegjia , por ndërkohë ajo nuk e di se asnjëra nga këto shtete nuk është në Bashkimin Europian.
Elisa e Skënderbeut theksoi që votimi i ditës së sotme ishte një votim historik dhe që u bën të fala të gjithë atyre që nuk kan të ardhme , duke bërë kështu një diferencim sociale.
Zjarr Tv Ad