Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Përditësohet lista e vendeve të sigurta nga Covid-19, por Bashkimi Europian vendosi që Shqipëria do vazhdojë edhe për dy javë të tjera të mbetet jashtë.
Ajo është zvogëluar në vetëm 12 shtete nga 15 që ishte më parë, duke konfirmuar kështu rigjallërimin dhe rritjen e nivelit të përhapjes së virusit pandemik.
Pas Serbisë dhe Malit të Zi, BE hoqi nga lista dhe Algjerinë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
Me rekomandimin aktual, vetëm qytetarët e 12 vendeve të botës do të mund të udhëtojnë pa kufizime drejt një shteti të Unionit. Rekomandimi përditësohet çdo dy javë nga Brukseli në bazë të nivelit të përhapjes së Covid-19 në secilin shtet që nuk është pjesë e Bashkimit Europian.o