Çfarë po ndodh në Itali? Kryeministri zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 tetor

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia është një nga shtetet më të goditura nga pandemia në Europë. Por edhe pse situata është stabilizuar disi së fundmi, duket se gjendja e jashtëzakonshme në shtetin fqinj do të vijojë ende.

Kështu, parlamenti italian miratoi ditën e djeshme një kërkesë të kryeministrit Giuseppe Conte për të zgjatur deri më 15 tetor gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas agjencisë Reuters, ky vendim ka ndodhur sepse Italia është në krizë shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Nga ky vendim italianët janë habitur pasi qeveria kishte investuar shumë për masat, duke filluar që nga vendimi për mbajtjen e të huajve të karantinuar nëpër anije, ndalimi i kthimit të tifozëve në stadiume, anullimin e koncerteve, anullimin e fluturimeve për vendet që konsiderohen te kenë një rrezik më të lartë infektimi etj.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep kompetenca më të mëdha qeverisë rajonale dhe qendrore duke jua lehtësuar dhe ministrave punën për deklarimin e zonave të kuqe dhe forcimin e burimeve spitalore.

Pas mbledhjes së djeshme të Senatit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, sot ka folur në Dhomën e deputetëve rreth arsyeve të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të epidemisë nga koronavirusi.

“Nëse nevoja për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme ka kundërshtime, të thuhet qartësisht në mënyrë të sinqertë, por të mos përhapë paqartësi në popull, sepse sot, duke lexuar disa gazeta dhe disa përgjigje në rrjetet sociale, ka ndonjë qytetar që është bindur se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë të kthehemi në karantinë, që do të thotë masa më shtrënguese në fillim të gushtit. Nuk është aspak kështu”, – ka konfirmuar në sallë.

Conte ka fajësuar opozitën për shfytëzim të debatit, duke akuzuar qeverinë se don të mbajë nën kontroll qytetarët dhe të bëjë të heshtin forcat politike që nuk bëjnë pjesë në mazhorancë.

“Nuk po them se është e përjashtuar një vlerësim politik, përkundrazi, jeni të thirrur ta bëni në këtë sallë. Dua të them se qeveria po bën këtë vlerësim mbi bazë të istancave organizative, operuese, dhe jo se duam të mbajmë popullin në një gjendje frike, siç dikush është shprehur. Janë konfirmime të rënda dhe aspak të vërteta”, – ka sqaruar kryeministri.

Zjarr Tv Ad