Fluks pushuesish nga Kosova,autoritetet:”Nuk kemi mundësi ti kontrrollojmë të gjithë për Covid”

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si muaji që lamë pas edhe gushti  ka nisur me një fluks të madh në pikën kufitare të Morinit.  Kujtojmë se gjatë muajit korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. Ndërkohë që pritet që gushti të sjellë një mesatare ditore më të madhe për shkak se lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës do të jenë më të mëdha. Por duket se diçka e tillë po shqetëson autoritetet shëndetësore të Kosovës.

Drejtoir rajonal i Shëndetit Publik në Prizren Fadil Kryeziu,  thotë se qytetarët e Kosovës që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të COVID-19, si për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, ndaj duhet të shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve. 

KoEdhe kur testohen nuk na informojnë. Më shqetësues është numri i madh që shkojnë tutje, edhe e bartin edhe e sjellin në anën e kundërt infeksionin. Ne kemi ekip mjekësor që monitorojnë 24 orë, sidomos rastet që vijnë, por është e pamundur teknikisht që të depistohen rastet kur brenda një periudhe të shkurtër kalojnë 6 mijë persona. Për këtë arsye do të ishte më mirë të merren masa të tjera shtrënguese, pse jo edhe te heqja e ekipeve mjekësore por të ndiqen rastet, prej rastit në rast, që të kontrollojmë rastet e infeksionit” tha Fadil Kryeziu.

Ndërkohë korriku shënoi numrin më të lartë të viktimave dhe të prekurve nga COVID-19 si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

Por duket se pavarësisht kësaj situate dhe shifrave në rritje qytetarët e Kosovës nuk e kanë frenuar lëvizjen për pushime drejt Shqipërisë. Edhe fundjava e parë e muajit gusht ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve Kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar.

Mësohet se këtë fundjavë (e shtunë e diel) kanë hyrë rreth 50 mijë pushues kosovarë. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, muaji korrik u mbyll më me shumë se 1 milionë pushues kosovarë në bregdetin e Shqipërisë por edhe në qytetet e tjera turistike ndërkohë që mbi 12 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, në fund të korrikut.

Zjarr Tv Ad