Manjani del me deklaratën e fortë që në mëngjes

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se përflitet se shumë shpejt do të mbyllet projektligji për lejimin e kultivimit të hashashit.

Postimi i Manjanit:

“Gojët e liga thonë se po mbyllet me shpejtësi të madhe projekt ligji për lejimin e kultivimit të hashashit.

Pra në vjeshtë do kemi tre ligje themelore :

1. Ligji për legalizimin e vjedhjes së pushtetit pavarësisht zgjedhjeve. (Kodi i ri zgjedhor post 30 korrik)

2. Ligji për pastrimin e parave (amnistia e shtyrë)

3. Ligji për shndërrimin zyrtar të Shqipërisë në Kanabistan. (Lejimi i kultivimit të hashashit).

Me këto tre ligje hidhet dhe shtresa e fundit e rrugës së re anti-Europë që ka ndërtuar Edi Rama.”, – shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad