Deputetja e Kosovës kërkon shkarkimin e kryeministrit Hoti , pasi nuk u vetëizolua

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e djeshme, Hoti ka lajmëruar se do të izolohet për dy javët e ardhshme.

Pas daljes së lajmit ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila thotë se Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita tē paarsyeshme për kohë pandemie. Ky reagim vjen pasi Kryeministri ka takuar shumë qytetarë pas testimit për Covid19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kusari shkruan se kjo është një arsye për të shkarkuar kryeministrin Hoti, për shkak të papërgjegjshmërisë në kohë pandemie.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili u është përgjigjur kritikave se nuk është vetizoluar pas shfaqjes së simptomave të koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se sapo e ka marrë rezultatin, e ka bërë publik. Sipas tij, kushdo që deklaron ndryshe nuk po e thotë të vërtetën.

“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtorët me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje te rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, shkruan Hoti.

Ditëve të fundit kryeministri Hoti ka qenë mjaft aktiv në terren dhe takimi me njerëz nuk kanë qenë të pakta këto ditë. Të enjten me 30 korrik, kryeministri Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin vizituan komunën e Gjilanit, për të marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Gjilan – Prishtinë. Vizita tjetër e kryeministrit Hoti ishte në Bashkësinë Islame të Kosovës, po ashtu ditën e enjte. Në këtë vizitë Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn u takuan me myftiun Naim Tërnava. Ndërsa të premten me 31 korrik, Avdullah Hoti vizitoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Klinikën Infektive, ku u takua me stafin. Kurse ditën e diele para se te konfirmohej me koronavirus Hoti ka qenë për vizitë në komunën e Dragashit. Në Dragash, Hoti ishte bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ministrat Arban Abrashi, Vesel Krasniqi e Besian Mustafa. Aty u takua me fermerë e biznesmenë të zonës. Agjenda e tij e ngjeshur e ditëve të fundit, pavarësisht pandemisë së Covid19 ka bërë që deputetja Kusari ta cilësojë si papërgjegjshmëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hotit.

Zjarr Tv Ad