Kosovë, Sindikata e Infermierëve në protestë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë në Kosovë kërkon që të paguhen dy herë më shumë për kujdestarinë e pacientëve me kovidin e ri në turnin e natës. Numri i rasteve të reja ditore në vend është i lartë ndërsa rreth 250 janë viktimat. Duke respektuar distancën dhe duke mbajtur maskën si dy masa për parandalimin e kovidit-19, infermierë dhe ndihmësmjekë protestuan të hënën para selisë së qeverisë së Kosovës. Sindikata e Infermierëve dhe Mamive kërkoi më shumë mbështetje si financiare, edhe logjistike për të përballur kushtet e vështira të punës dhe oraret e zgjatura prej pandemisë në vend. Numri total i të diagnostikuarve me koronavirus në vend ka arritur në 8,800, nga të cilët 450 ndodhen në spital ndërsa gati 250 të tjerë nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes prej 22 marsit. Për Fitim Havollin, kryetarin e sindikatës, ky fluks pacientësh e ka bërë imediate nevojën për rishikim e pagesës së komunitetit infermieror veçanërisht për turnin e natës, që sipas tij duhet dyfishuar tashmë. “Kërkesa jonë e drejtë dhe direkte ka qenë që nga 18 euro të bëhet 36 euro. Nuk kemi kërkuar rritje të pagave sepse duke iu falënderua këtij organizimi sindikal dhe profesional ata e kalkulojnë edhe gjendjen ekonomike edhe aspektin buxhetor të Kosovës nuk do merremi tani me rritje dhe paga.” Në Kosovë në mesin e të infektuarve me koronavirusin e ri janë edhe rreth 500 profesionistë shëndetësorë, 160 prej të cilëve janë mjekë. Në mënyrë simbolike 18 infermierë që ishin pjesë e protestës i dorëzuan veshjet e punës për t’ia ofruar kabinetit qeveritar për të ndjekur një prej turneve të tyre. Në dy ditët e fundit, vendimet e qeverisë së Kosovës dhe të pushtetit vendor rreth pandemisë së kovidit-19 kanë ngjallur pakënaqësi të mëdha te shumë kategori ekonomike Demonstratave kundër autoriteteve iu bashkuan të dielën asociacioni i institucioneve parashkollore private, i çerdheve dhe i kopshteve, prej mungesës së koordinimit institucional. Institucionet kosovare thonë se po hartojnë protokolle për të konkretizuar në detaje menaxhimin e situatës me pandeminë, ndërsa organet e shëndetit publik vijojnë apelin për respektimin strikt të distancave, higjienës, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit.

Zjarr Tv Ad