Vdes nga mbidoza e anestezionit vogëlushja 7-vjecare

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vajzë e mitur, ecila dyshohet ishte e moshës shtatë vjeç, ka vdèkur ditën e sotme në Prishtinë. Víktima kishte shkuar në njërën nga klinikat private për të bërë një rezonancë magnetike të kokës, ndërsa ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezionit.

“Vajza  është dërguar në një Klinikë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancën magnetike. Ajo ka vdèkur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë mbi dozë”, ka thënë xhaxhai i të ndjerës.

Vdèkjen e të miturës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e pòlicisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po cilësohet si “Vdèkje e dyshímtë”.

Ahmeti tutje tha se janë duke punuar që të zbardhet rrethanat e vdèkjes.

“Sot në stacionin pòlicor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdèkje e dyshímtë. Víktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit pòlicor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i víktimës është dërguar në morg për t’u kryer autopsia dhe zbardhur shkaqet e vdèkjes”, ka thënë Ahmeti.

Zjarr Tv Ad