Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një sasi prej 200 kg kanabis është hapur në doganën e Bllatës. Policia kufitare e Dibrës bën me dije se lënda narkotike u gjet në dyshemenë e një kamioni me logo mobilerie dhe targa AA 450 YE.
Kamioni drejtohej nga 26 vjeçari Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.
Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.
Mjeti po udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.