Ai tha se “Këto substanca helmuese të shkallës ushtarake mund t’i përkasin vetëm qeverisë, janë vetëm në duart e shërbimeve speciale dhe nuk ka gjasa që ato t’i ketë një kriminel i zakonshëm ose dikush që do të donte të dëmtonte Navalnin.”
Sot Kremlini hodhi poshtë akuzat se Rusia ishte përgjegjëse për helmimin e Navalnit dhe tha se nuk shihte arsye që kundër Moskës të vendoseshin sanksione për këtë çështje.
Navalny, 44 vjeç, është një kundërshtar i hapur i Presidentit Rus Vladimir Putin dhe njihet për hetimet ndaj korrupsionit në qarqet e larta zyrtare.
Ai u dërgua në Gjermani muajin e kaluar pas një krize që pësoi ndërsa ishte në një avion në Siberi dhe po kthehej në Moskë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se atë e kishin helmuar me agjentin nervor Novichok të llojit sovjetik në përpjekje për ta vrarë.