Hë mos u tall zoti Lleshaj,kaq pak e paske blerë makinën??50 mijë euro…

0
414
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Shkruar nga Greta Hoxha.
Hë mos u tall zoti Lleshaj , kaq pak e paske blerë makinën, 50 mijë euro?!
Jo pak është lakuar këto ditë ish-usharaku , sot ende ministër rendi Sandër Lleshaj për makinën e blerë prej dikasterit të tij super të shtrenjtë!
Eshte thëne shuma marramëndëse deri në 100 mijë euro. Nuk është lakuar vetëm shuma e majme, por dhe procedura e blerjes e koklavitur në doza korruptive. Për një kohë të gjatë,Lleshaj nuk u prononcua të sqaronte opinionin publik, opozitën dhe median e cila publikoi faktin.
Arsyen e vonesës së prononcimit të tij e di vetëm ai…
Vonesa, siç thuhet shpesh e ka një bisht nga pas! Mesa duket bishti për ministrin dhe rastin në fjalë, na paska qenë i gjatë madje, shumë i gjatë…!
Vetë ministri ka thëne se ajo makine qenka blerë jo 100 mijë euro, por 50 mijë euro!!.
50 mijëshen tjetër e ka lënë bakshish!!
Kaq ministrit i duken normale, i duken pak!! Ndaj për siguri informacioni unë i bëj një pyetje ministrit:
“Hë, mos u tallë zoti Ministër! Vërtet kaq ‘pak’ paska bërë makina jote shëtitëse?!… Na e trego tamam të vërtetën zoti Llesh,ministër!..”
S’ke faj! Ju jeni minister qe nuk doni te perhapni panik. Kete shprehje e kam fiksuar mire nga juve, kur i thoje inxhinierit qe bënte vlerësimet e banesave nga tërmeti. Nuk e di nëse të gjithë Shqiptarët do e cilësojnë si te lirë makinën tënde… por prap mendoj se nuk ka vend për panik, zoti Ministër!
Zjarr Tv Ad