OFL zhvendoset në Gjirokastër, kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur ditën e sotme në qarkun e Gjirokastrës, ku u ka kërkuar justifikimin e pasurisë 4 personave të dënuar më parë për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Mirald Meça, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Kreshnik Gërveshi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ali Basha, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Raul Skënderi, banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

4 të dënuarit kanë kohë 48 orë për t’iu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Zjarr Tv Ad