Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Alket Mersini. Vendimi mban firmën e gjyqtarëve Etleda Çiftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Xhensila Pine, trupë e cila përfundoi procesin e rivlerësimit për prokurorin në tre kritere.

Prokurori Mersini ka ceduar tek kalimi në sitë i pasurisë së tij ku janë verejtur pasaktësi në deklarimin e burimeve të krijimit të saj. Në seancën dëgjimore të zhvilluar më herët komsionin gjeti se Prokurori Mersini nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat për shumën prej 8.5 mln lekë të apartametntit që kishte shitur në Elbasan dhe për pasojë kjo shumë nuk është përfshirë në analizën financiare për blerjen e banesës në Tiranë.

Për këtë vetë prokurori argumentoi se ai nuk e zotëronte si pronë në vitin 2011 apartamentin në Elbasan dhe se në këtë periudhë nuk parashikohej në ligj që të paguhej tatim për të ardhurat e përfituara nga shitja e një të drejte reale, por vetëm për të ardhurat e shitjes së një prone.

Alket Mersini është prokurori që kishte nën hetim dosjet e dëmtive nga tërmeti i 26 nëntorit dhe atë të falsifikimit të biletave të urbanëve dhe aboneve. KPK këtë të mërkurë ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda.

Zjarr Tv Ad