Moda avancon! Prodhohet fustani që ndryshon ngjyrë dhe lëviz në bazë të valëve të trurit

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dizajnerja Anouk Wipprecht ka krijuar një fustan që e ndryshon formën bazuar në aktivitetin e trurit të personit që e mban veshur. Fustani 3D ka marrë emrin Pangolini, i cili lidhet me trurin e njeriut duke përdorur 1.204 sensorë. Ky fustan ka marrë këtë emër për shkak se sensorët e tij ngjajnë me pangolinët.

Kjo veshje do të lëvizë dhe do të ndriçojë bazuar në valët që merr prej trurit. Në momentin që aktiviteti i trurit të një njeriu është më intensiv, dritat lëvizin, ndërsa krahët në shpatullat e veshjes përplasen. Kur personi në fjalë qetësohet, dritat ndriçojnë në ngjyrë vjollcë.

Veshja është e përbërë nga një material i lehtë najloni, me një ndërfaqe midis trurit dhe veshjes së krijuar nga Instituti për Qarqet e Integruara nga Universiteti Johannes Kepler. Çështja kryesore në bërjen e kësaj veshjeje ishte shmangia e peshës së tepërt në të.

Ky fustan pritet të paraqitet në festvalin Ars Electronica në Austri. Kjo nuk është hera e prë që dizajnerja ka prodhuar një fustan kaq të çuditshëm. Në vitin 2016, Wipprecht bëri një fustan “merimangë” që kishte gjymtyrë mekanike me sensorë në mënyrë që t’i mbante kalimtarët jashtë hapësirës personale të përdoruesit.

 

Zjarr Tv Ad