Një tjetër rast i rëndë i abuzimit s*ksual të të miturve, ka ndodhur në vendin tonë, e më konkretisht në qytetin e Durrësit. Policia njofton se ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën 14-vjeçare të bashkëshortes së tij, e cila ishte sjellë në jetë nga martesa e parë e të ëmës së saj.
“Specialistët për Hetimin e Kri.meve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.
Nuk ka detaje të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që duket se i shtohet atyre të raportuara në media në muajt e fundit, e ku ende nuk ka një plan të mirëfilltë sesi mund tiu vihet në ndihmë këtyre fëmijëve, që janë viktima të a.buzimeve.