Flet pediatri në Pogradec që kuroi vajzën e gjetur pa ngrënë në shtëpi me gruan e vdekur: Fëmija ishte e zbehtë…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku u gjet e pajetë në banesë, pa shenja dhune, trupi i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe. Ajo dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e vetëhelmimit, ndërkohë që pritet përfundimi i autopsisë për të dhënë një verdikt final mbi shkaqet e humbjes së jetës.

Viktima jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor, pasi kishte kaluar disa ditë pa u ushqyer dhe ishte dehidratuar.

Mjeku Behxhet Lickollari,tregon momentet e para të mbërritjes në spital të së miturë. Pediatri thekson se fëmija ishte i pa ngrënë dhe i dehidratuar në momentet e para por momentalisht gjendja e vajzës është e stabilizuar.

“Fëmija erdhi në gjendje jo të mirë shëndetësore e pa ngrënë e zbehtë dhe dehidratuar. Ka mbërritur mbrëmë në orën 23 në spital . Është rehidruar, ushqyer i janë marrë ekzaminimet laboratorike dhe specifike. Shërbimi i pediatrisë është në kontakt me shërbimin social për plotësimin dhe ekzaminimet e nevojoshme për rastin në fjalë. Momentalisht gjendja e vajzës është e mirëstabilizuar. Është nën kujdesin intesiv të mjekëve”.- tha Lickollari.

Zjarr Tv Ad