Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një letre i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi që të lirohet nga detyra si shefe e misionit diplomatik kosovar në Amerikë.
“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës përmes kësaj letre, kërkoj të lirohem nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ndër të tjera Vlora Çitaku.
Mediat kosovare shkruajnë se Çitaku ia ka dërguar këtë letër Thaçit që në muajin shtator, ndërsa ai e ka firmosur dekretin e tërheqjes së saj vetëm dje. Më tej, në letër diplomatia shkruan se është e gatshme të qëndroj në detyrë për një periudhë të arsyeshme derisa dikush tjetër të emërohet.