Hashim Thaçi firmos dekretin/ Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku tërhiqet nga misioni diplomatik

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një letre i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi që të lirohet nga detyra si shefe e misionit diplomatik kosovar në Amerikë.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës përmes kësaj letre, kërkoj të lirohem nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ndër të tjera Vlora Çitaku.

Mediat kosovare shkruajnë se Çitaku ia ka dërguar këtë letër Thaçit që në muajin shtator, ndërsa ai e ka firmosur dekretin e tërheqjes së saj vetëm dje. Më tej, në letër diplomatia shkruan se është e gatshme të qëndroj në detyrë për një periudhë të arsyeshme derisa dikush tjetër të emërohet.

Zjarr Tv Ad